Zeneli i jashtëzakonshëm, asistoi në elitën franceze

Futboll

Zeneli i jashtëzakonshëm, asistoi në elitën franceze

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Zeneli i jashtëzakonshëm, asistoi në elitën franceze

Reprezentuesit të Kosovës, Arbër Zenelit, i mjaftuan 35 minutat e pjesës së dytë që të tregoi lojë të shkëlqyeshme dhe ta ndihmoi Reims-in në fitoren me rezultat 2:0 kundër Rennes-it, në ndeshjen e javës së 25-të të elitës së futbollit francez.

Dia në minutën e 3-të shënoi për epërsinë e vendasve, ndërsa në minutën e 68-të, Zeneli i shkëlqyeshëm  me një depërtim të bukur e asistim fantastik deri te Oudin dhe ky i fundi thelloi fitoren në 2:0. Zeneli u fut në lojë në minutën e 55-të, por ka qenë ndër më të mirët. Reims është në vend të shtatë me 38 pikë, kurse Rennes i 11-ti me 36.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat