Courtois e kritikon ashpër Balen

Futboll

Courtois e kritikon ashpër Balen

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:39
Tibaut Courtois, Gareth Bale

Tibaut Courtois i ka dhënë disa kritika Gareth Bales.

Thibaut Courtois ka thënë se Gareth Bale është një lojtar i madh, por që nuk e shfaq talentin e tij më shpesh.

“Ai ka një talent të madh por është mëkat që talenti i tij nuk shfaqet aq shpesh sa duhet”, ka thënë belgu.

“Unë jetoj si dikush që ka lindur e është rritur në Madrid. Unë ha vonë dhe shkoj për të fjetur vonë…kjo është mënyra e jetesës së këtij qyteti.

“Një natë po hanim të gjithë darkë si skuadër, por Bale dhe Kroos nuk u shfaqën. Ata thanë se ishte shumë vonë për të ngrënë.

“E kishim lënë nga ora 9:30 dhe filluam të hanim darkë pas rreth 45 minutave. Nga mesnata po pinim kafen.

“Shkuam për të fjetur rreth orës 1 pasi duhet të stërvitemi që në orën 11 paraditen e nesërme. Mendoj se kjo është koha e duhur, por Bale më tha se nuk do të vinte pasi shtrihej për të fjetur që në orën 11 të darkës.”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat