Solari: Jemi në garë për titullin e La Liga-së

Futboll

Solari: Jemi në garë për titullin e La Liga-së

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:33
Santiago Solari

Santiago Solari vazhdon të deklarojë se ata janë ende në garë për titullin e La Liga-së.

Pas humbjes nga Girona në Santiago Bernabeu, Santiago Solarti ka thënë se Real Madrid është ende në garë për titull.

“Ne nuk ishim vendimtar, nuk e mbyllëm gjysmën e parë kur kemi pasur raste dhe në gjysmën e dytë kemi humbur energjinë dhe ata shënuan dy herë”, ka thënë Solari.

“Futbolli është një sport kolektiv dhe fusha është e mbuluar nga të gjithë lojtarët. Ne kemi mundur të përballojmë situatën e krijuar pas golit të barazimit. “Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë në të tri frontet që janë të hapura për ne. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë për të ngushtuar epërsinë.”, ka shtuar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat