Luis Nani transferohet te klubi amerikan, do përfitojë 4 milion euro në sezon

Futboll

Luis Nani transferohet te klubi amerikan, do përfitojë 4 milion euro në sezon

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Luis Nani

Luis Nani bëhet gati për të nisur një aventurë të re përtej Oqeanit.

Sulmuesi i Sporting Lisbonës do ta vazhdojë karrierën e tij në Major League Soccer me ekipin e Orlando City-t, që ka vendosur të bëjë një goditje të madhe, e para që pas largimit të Kakasë.

Nani do të përfitojë rreth 4 milionë euro në vit për dy sezone me ekipin amerikan, ndërsa tashmë ka zbarkuar në Florida për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me klubin e ri.

Kutojmë që Nani ka patur një karrierë shumë të suksesshme në Europë, sidomos me Manchester United, skudër me të cilën ka fituar, ndër shumë trofe, 4 tituj të Premier League-s dhe 1 Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat