Grizman s’i trembet Juventusit: Kemi kampionë në ekip

Futboll

Grizman s’i trembet Juventusit: Kemi kampionë në ekip

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Ronaldo dhe Grizman

Të mërkurën në mbrëmje Juventusi do të luajë kundër Atleticos së Madridit dhe Cristiano Ronaldo do të rikthehet të luajë kundër një skuadre që i ka shënuar shumë herë.

Por portugezi dhe bardhezinjtë nuk e trembin Grizmanin, i cili ka besim të madh te skuadra e tij.

Në një intervistë që ai ka dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s, ka folur për këtë sfidë të fortë që do luhet në Spanjë.

“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur në finale të Ligës së Kampionëve, të Ligës së Europës apo dhe të Kupës së Botës. Kemi kampionë. Ne jemi tashmë të sigurt në të tilla ndeshje dhe japim më të mirën tonë. Kemi lojtarë të rinj por, baza është e njëjtë”, tha kampioni i Botës me Francën.

Ndërkaq ai ka folur dhe për stimulin shtesë që ka Atletico në këtë sezon.

“Fakti që finalja është në ‘Wanda Metropolitano’ na jep një motivim më shumë. Ky stadium ka pasur gjithmonë një atmosferë fantastike që kemi nevojë për të. Do të ishte një festë për ne, por rruga është e vështirë dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë”, ka përfunduar francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat