Visar Bekaj nuk e vazhdon rekordin e “çmendur”, pranon gol pas qindra minutash!

Futboll

Visar Bekaj nuk e vazhdon rekordin e “çmendur”, pranon gol pas qindra minutash!

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Visar Bekaj

Forma e mirë me skuadrën i’a siguroi vendin në kombëtaren A.

Fjala është për gardianin e portës së Prishtinës, Visar Bekajt, i cili nuk arriti ta mbajë portën e paprekur edhe pas 921 minutash.

Hera e fundit kur Bekaj kishte pranuar gol ishte muaji Tetor i vitit 2018. Atëbotë Behar Maliqi realizonte për Llapin në humbjen 2-1 të skuadrës podujevase.

Prishtina atë duel e kishte fituar 2-1, kurse pas atij takimi “bardhë e kaltërit” shënuan 14-të gola, duke mos pësuar asnjëherë, deri sot, ku i pranuan dy sosh nga fqinjët “kuq e zi”, Flamurtari.

Kuptohet këtu nuk janë llogaritur penalltitë në duelin çerekfinal të Kupës së Kosovës përballë Trepçës’89, ndeshje të cilën kryeqytetasit e humbën dhe u eliminuan nga gara e dytë për nga rëndësia në futbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat