Barcelona dhe PSG-ja në garë për të transferuar sulmuesin e talentuar

Futboll

Barcelona dhe PSG-ja në garë për të transferuar sulmuesin e talentuar

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:31
Barcelona

Joao Felix i Benficas ka përfunduar në radarin e Barcelonës dhe Paris Saint Germain, por interesim për të ka shfaqur edhe Manchester Utd.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan se PSG dhe Barça po rivalizojnë njëra-tjetrën në garën për sulmuesin e talentuar, i cili ka klauzolë lirimi me vlerë 120 milionë euro.

19-vjeçari po shkëlqen në fanellën e Benfica, duke bërë kështu që ai të jetë në listën e dëshirave të gjigantëve evropianë.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Francës do t’i hakmerren skuadrës katalane për disfatën e quajtur De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat