Ylli i Bayernit flet për “tmerrin” që e përjetoi në stadiumin e Liverpoolit

Futboll

Ylli i Bayernit flet për “tmerrin” që e përjetoi në stadiumin e Liverpoolit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:04
Arjen Robben

Arjen Robben thotë se Anfield është “stadiumi më i keq” i tij, para ndeshjes së kampionëve gjermanë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

“Nëse më pyesni se cili është stadiuni më i keq për mua, unë do të thoja që Anfield është ai” tha Robben për The Guardian.

“Ju gjithmonë keni një kundërshtar të preferuar, por edhe një tjetër që e urreni”, shtoi holandezi

35-vjeçari ka pësuar një sëri humbjesh të rënda në arenën e famshme, duke përfshirë një humbje 4-0 në vitin 2009 kur luante për Real Madridin.

Ai u eliminua dy herë nga Liga e Kampionëve në Anfield, në vitin 2005 dhe përsëri në vitin 2007 me Chelsean (kur humbi penallti në gjysmëfinale), kështu që Anfield me siguri mban kujtime të këqija për sulmuesin e krahut.

Robben do të duhet të shikojë ndeshjen nga stoli kundër gjigantit anglez, pasi nuk arriti të kalojë një lëndim shkaku i të cilit ende nuk është zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat