Nuk gabon Roma, qëndron në hap me Milanin

Futboll

Nuk gabon Roma, qëndron në hap me Milanin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Roma ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke triumfuar 2-1 ndaj Bolognas në “Olimpico”

Champions League është objektivi numër një i Romës dhe për të arritur këtë, duhet të djersiten shumë dhe të luftojnë ndeshje pas ndeshjes, ashtu siç edhe po bëjnë.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 24 në Serie A, Roma arriti që t’i marrë pikët e plota për të qëndruar në hap me Milanin në luftën për një vend në Champions League.

Skuadra e Eusebio Di Francesco triumfo me dy gola në pjesën e dytë.

Fillimisht, ishte mbrojtësi i majtë, Aleksandar Kolarov, ai që realizoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 54’.

Për 2-0 shënoi mbrojtësi, Federico Fazio, në minutën e 73’.

Mysafirët arritën të shënojnë një gol përmes Sansones në minutën e 84’, duke i bërë edhe më të zjarrtë çastet e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 41 pikëve, vetëm një më pak se Milani në zonën Champions, që është edhe objektivi kryesor për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat