E shanë FC Prishtinën nga Afrika, humbi në bastore

Futboll

E shanë FC Prishtinën nga Afrika, humbi në bastore

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga ndeshja

Ndeshjet e futbollit duket se janë edhe në tregun afrikan të basteve.

Një bastvënës nga Kenia e largët, ka “mallkuar” Prishtinën me një koment në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Ai e ka luajtur këtë ndeshje “2-sh”, pasi që pritej triumfi i ekipit prishtinas.

Image

Mirëpo, ekipi bardhekaltër u poshtërua në stadiumin e tij, pasi u mund nga Flamurtari 2:0, ku kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 20.

Pas ndeshjes, keniani Rayern Swaleh Din ka gjetur faqen e Prishtinës dhe ka shpërthyer ndaj bardhekaltërve.

”F*ck you. Humbët bastin tim. Ndeshje e trukuar”, shkroi ai në postimin e ndeshjes.

Ky koment ka ngjallë reagime qesharake nga lexuesit tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat