Balotelli pranë divorcit edhe me Marsejën, këtë herë fajin e ka “fair play”

Futboll

Balotelli pranë divorcit edhe me Marsejën, këtë herë fajin e ka “fair play”

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Mario Balotelli

Edhe pse impakti që Mario Balotelli pati me skuadrën e Marsejës është i jashtëzakonshëm, duke realizuar 3 gola në 4 ndeshje, palët mund të divorcojnë në fund të sezonit. Këtë herë jo për faj të sulmuesit italian, që duket se ka gjetur qetësinë e munguar.

Sipas mediave franceze ajo që mund të pengojë skuadrën e trajnerit Rudi Garcia që të rinovojë kontratën 6-mujore që lojtari ka me Olimpik Marsejë është “fair play financiar”.

Marseja nuk ka forcën ekonomike që t’i propozojë lojtarit një rinovim të mirë, ndaj në fund të sezonit mund të vijë divorci i radhës për Balotelli.

Gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit, nëse dëshiron të qëndrojë te ky ekip, duke pranuar një rrogë më të ulët ose jo. Balotelli erdhi te Marseja gjatë merkatos së janarit nga Nisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat