Maurizio Sarri: Jam i brengosur për rezultatet, jo për tifozët

Futboll

Maurizio Sarri: Jam i brengosur për rezultatet, jo për tifozët

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:12
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka bërë disa deklarata kontroverse, në konferencën e tij për shtyp.

Në konferencën për media pas humbjes së pësuar nga Manchester Unitedi (2:0) dhe eliminimit nga FA Cup, Sarri ka thumbuar tifozët e klubit londinez.

Tifozët e Chelseat në Stamford Bridge iu bashkuan thirrjeve të tifozëve të United-it rreth shkarkimit të italianit.

Por, Sarri duket se nuk dëshiron t’ia dijë për pakënaqësinë e tifozëve, duke thënë se nuk i interesojnë tifozët por rezultatet.

“Nuk është problemi im. Problemi im është të filloj nesër, të punoj, dhe të tentoj të përmirësoj lojtarët e mi”, tha Sarri kur u pyet nëse klubi do t’i japë kohë.

I pyetur rreth thirrjeve për shkarkimin e tij, italiani tha se brengoset vetëm për rezultatin.

“Jam i merakosur për rezutlatin. Jo për tifozët”, ishte përgjigjja thumbuese e Sarrit.

“Ne luajtëm 78 topa në drejtim të portës kundërshtare, derisa Unitedi luajti vetëm 16 topa brenda zonës sonë. Mendoj se për këtë rezultat ishim të pafat. Në pjesën e parë luajtëm më mirë se kundërshtari. Na nevojitet më shumë agresivitet dhe vendosmëri”, përfundoi 60-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat