“Lugina”, kjo dritë në fund të tunelit për të rinjtë nga Presheva

Futboll

“Lugina”, kjo dritë në fund të tunelit për të rinjtë nga Presheva

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:50
“Lugina”, kjo dritë në fund të tunelit për të rinjtë nga Presheva

Si në të gjitha sferat tjera të jetës, edhe në sport Kosova Lindore ka mbet prapa në raport më qytetet tjera shqiptare. Edhe pse kjo është evidentet në mënyrë institucionale nuk përkrahet as nga Kosova e Shqipëria, ndërkohë që në anën tjetër nga Serbia shtypet vazhdimisht, të rinjtë e kësaj ane, zakonisht ata që jetojnë në perëndim, kanë treguar sukses dhe rezultate në sport në përgjithësi, e në futboll në veçanti. Kosova Lindore kohët e fundit është në vëmendjen e shumë mediave lokale dhe botërore sa i përket  bashkimit me Kosovë, por të rinjtë dhe profesionistët e lëmive të ndryshme po mundohen të sjellim "jetë" në Kosovën Lindore me aftësitë e tyre individuale.  

Bëhet fjalë për Shkollën e Futbollit “Lugina”, Preshevë dhe Bujanoc. Shkolla e Futbollit “Lugina” është formuar në vitin 2014 nga Nagipit Jakupi si një dritë në fund tunelit për të rinjtë e kësaj ane. Në vitin 2014, në Preshevë nuk kishte klub të mirëfilltë dhe ata që ishin para formimit të klubit “Lugina”, ishin shuar nga mos përkrahja edhe e institucioneve por edhe problematikave të asaj kohe.  Pas shumë përpjekjeve në federatën e Serbisë, hapet Shkolla e Futbollit në Preshevë dhe interesimi për të stërvitur fëmijët ishte shume i madhe . Tani në Shkollën ë futbollit “Lugina” punojnë tre trajnerë profesionist, dhe së fundi ish-futbollisti i Hajdukut të Preshevës, Tërnocit dhe së fundi i Kamzës në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për Magjistrin e Edukimit fizik Arbënor Sefiun i cili ishte talenti më premtues i gjeneratës 93', shihej si e ardhme e ndritur e Luginës së Preshevës e pikësynim i shumë ekipeve në Kosovë dhe Shqipëri.  Duke e ditur se në kulturë dhe sport një pjesë e rëndësishme e suksesit është edhe fati, Sefiu në "pikun" më të rëndësishëm të karrierës ku kishte zhvilluar një sezon mjaftë pozitive në Kamëz , për të vjen lëndim i rëndë që lë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

 Qëllimi i tij për tu bërë një futbollist i famshëm prej momentit të asaj kohe shuhet , por, tani objektivi ka ndryshuar. Sefiu shprehet se zhvillimi i fëmijëve të rinj të merren me sport dhe të ngrihet masiviteti dhe cilësia gjatë punës sjell të njëjtin entuziazëm kur ishte futbollist. Tani, për momentin është trajner i grupmoshave U-9 dhe me fillimin e sezonit të ri, shprehet se është interesimi i prindërve është në nivel edhe pse dëshira është të jetë edhe më i madh.

Kjo është e gjithë për shkaqe sociale dhe ekonomike që mbretëron për momentin në Luginën e Preshevës. Duke parë ndër vite punën profesionale që bëhet në Shkollën e Futbollit, për momentin stërvisin mbi 100 fëmijë.  Sefiu shprehet së është shumë optimist se për një kohë, do të ketë futbollist që nga Presheva do të veshin fanellat e ekipeve më të mira të Superligave të Ballkanit dhe më gjerë, këtë e thotë me shumë vetëbesim.

Sefiu për në fund jep një mesazh për të gjithë qytetarët, sidomos për të rinjtë duke thënë se  "çdo qytetarë i Luginës së Preshevës ka përgjegjësi morale dhe kombëtare të punoj për atdhe, aty ku ka lind dhe asnjëherë të rinjtë profesionist të mos dorëzohen, të kenë vetëbesim dhe ta dashurojnë punën e tyre që bëjnë, se me të vërtetë do të kenë sukses në veti dhe suksesi i vërtetë do të shfaqet aty ku dëshirojnë, herët apo vone".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat