Pas Ronaldos edhe Marcelo largohet nga Reali

Futboll

Pas Ronaldos edhe Marcelo largohet nga Reali

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Marcelo

Brazilian dje ka pasur një konfrontim rreth një orë me Jose Angel Sanchez, krahun e djathtë të Florentino Perez, për të përsëritur pakënaqësinë e tij në skuadër

Në vitin 2019 Marcelo ka mbetur në stol gjashtë herë mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, teksa marrëdhëniet me Santiago Solarin janë prishur.

Marcelo tashmë ka kërkuar të vlerësojë një shitje në verë, Juventusi mbetet në pritë.

Në fakt që kur u shkarkua Lopetegui në fund të tetorit, 30 vjeçare ka humbur gradualisht hapësirën në formacionin bazë.

Në qoftë se në nëntor dhe dhjetor mungonte për shkak të lëndimeve, nga janari Marcelo i ka filluar ndeshjet plot 5 herë nga stoli, përfshirë këtu edhe ndeshjen ndaj Ajaxi-t në Ligën e Kampioneve.

Cadena Cope raportoi dje në mëngjes se Marcelo është duke menduar për ta lënë Realin në qershor, dhe Juventusi me Cristiano Ronaldo janë gati ta presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat