U shtir si i sëmurë, por...

Futboll

U shtir si i sëmurë, por...

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Saint Maximin

Zërat e merkatos e kanë ndërlikuar më shumë pozicionin e Saint Maximin te Nice. Sulmesi, i cili dëshironte të largohej nga Franca në janar, rrezikon një pezullim dhe gjobë nga drejtuesit e klubit, pasi është zbuluar se lojtari është shtirur si i sëmurë për të munguar në transfertën me Angers, të cilën skuadra e humbi 3-0.

Shtypi francez shkruan se kjo sjellje ka lidhje me përpjekjet e sulmuesit për të mos rinovuar kontratën me synimin për të lehtësuar shitjen në verë. Për 21-vjeçarin interesohen prej kohësh Milani, Atletico Madridi dhe Dortmundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat