Napoli e merr vendimin aspak të mirë për Hysajn

Futboll

Napoli e merr vendimin aspak të mirë për Hysajn

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Napoli e merr vendimin aspak të mirë për Hysajn

Napoli po bën ndryshime te klubi, derisa ka vendosur prë të ardhmen e disa lojtarëve.

Kjo u bë e ditur teksa pak ditë më parë të kaltrit shitën kapitenin Marek Hamsik në Kinë, pas 12 vitesh të sllovakut në “San Paolo”.

Gjithashtu edhe Dries Mertens në fund të sezonit pritet të shitet në Kinë nga drejtuesit e Napolit.

Por në këtë listë largimesh pritet që të bëjë pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shkruajnë mediat në Itali.

Shqiptari këtë sezon po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, teksa Ancelotti e ka lënë shpeshherë në stol.

Në vend të mbrojtësit 25-vjeçar, tekniku italian preferon francezin Malcuit, i cili ka luajtur rregullisht kohët e fundit.

Me shumë mundësi Napoli do të nxjerrë në shitje Hysajn për shifrën e 60 milionë eurove. Por, kjo klauzolë vlen vetëm për ekipet që interesohen jashtë Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat