Manchestër United përballet me Wolvesin - Bota Sot
Manchestër United përballet me Wolvesin

Futboll

Manchestër United përballet me Wolvesin

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:15
Ilustrim

Në përfundim të sfidës së “Stamford Bridge” mes Chelsea-t dhe Manchester United, e fituar 0:2 nga “Djajtë e Kuq”, u hodh shorti për fazën pasardhëse të kompeticionit më të vjetër në botë, FA Cup.

Goglat e vendosën Manchestër United përballë Wolverhamptonit, ndërsa Manchester City-t i rezervuan si kundërshtar Swansea City-n. Dy çiftet e tjera janë Watford – Crystal Palace dhe Millwall – Brighton.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen ndërmjet datave 15 dhe 18 mars (nga e premtja deri të hënën).

Fituesit e fazës 1/4 të FA Cup do të përfitojnë nga 720.000 paundë (822.630 euro), pasi Federata Angleze e Futbollit i kishte dyfishuar fondet në fillim të këtij sezoni.

Çerekfinalet:

Swansea City – Manchester City

Watford – Crystal Palace

Wolverhampton Wanderers – Manchester United

Millwall – Brighton & Hove Albion

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...