Flamurtari në kolaps

Futboll

Flamurtari në kolaps

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Flamurtari në kolaps

Flamurtari i Vlorës po përjeton një nga momentet me të vështira të viteve të fundit, kjo pasi deri tashmë janë larguar plot 5 lojtar, për shkak se situata ekonomike e klubit është shumë e keqe.

I pari që u largua ishte Danilo Alves dhe pastaj rradhën e ndoqën Siljanovski, Useini, Alla dhe Busiç. Elton Kale në një postim në “Instagram” ka ngarkuar një foto aq sa për të qeshur aq edhe ironike.

Ai ka postuar një foto të formacionit të vlonjatëve duke vendosur dhe numrat e largimeve sipas radhës. Numri 6 mungon te Agustin Torasa, por gjasat janë që argjentinasi të zyrtarizohet shumë shpejt. Madje Kale ka shkruajtur: “Kush është tjetri”, në anglisht. Në një farë mënyre braziliani ka “hapur bastet” për të larguarin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat