Injoron Messin

Futboll

Injoron Messin

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Lionel Messi

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, deklaroi se argjentinasi Lionel Messi, kundër të cilit skuadra e tij do të ndeshet të martën në duelin e parë të fazës së parë me eliminim direkt në Champions League, nuk ka shkëlqyer kurrë në përballjet direkte mes tyre.

Në një intervistë të publikuar nga revista "Le Figaro" dhe i cituar nga “AS”, Aulas deklaroi se kundërshtari më mbresëlënës që kujton të ketë ndeshur ekipi i tij është Cristiano Ronaldo, ndërkohë që shpreson në vijimin e dështimit të Messit përballë Lyon.

Ai vijon gjithashtu duke konsideruar presidentin e Real Madrid, Florentino Pérez, si më karizmatikun që ka njohur në jetën e tij, tek i cili sundojnë sinqeriteti, edukimi dhe eleganca.

Ambiciet e Aulas që do të mbushë 70 vjeç në mars shkojnë përtej, teksa pranon se do të preferonte të dilte në pension në moshën 75-vjeçare, por jo pa ngritur më parë trofeun e Champions League me meshkujt e Lyon, pasi tashmë numëron 5 trofe të Champions League për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat