Herdi Prenga ndërron ekip dhe kampionat, lë Kroacinë për ekipin kampion - Bota Sot
Herdi Prenga ndërron ekip dhe kampionat, lë Kroacinë për ekipin kampion

Futboll

Herdi Prenga ndërron ekip dhe kampionat, lë Kroacinë për ekipin kampion

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Herdi Prenga

Herdi Prenga ka kompletuar kalimin e tij te skuadra e Riga-s, ekipi kampion në fuqi i Letonisë. Në kontratën e tij të re mbrojtësi do të luajë për 2 sezone në vendin Baltik, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër. 

Prenga debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Izraelit më 7 shtator të vitit 2018 për UEFA Nations League, po ashtu ishte edhe për ndeshjen me Islandën. Mbrojtësi 24 vjeçar ka lindur në Kroaci dhe ka qenë pjesë akademisë së Dinamo Zagreb, për t’u huazuar më vonë tek skudra e Sesvete, tek Lokomotiv Zagreb u shit në qershor të vitit 2015, ndërsa së fundi ishte te Inter Zapresic.

Me Inter Zapresic Prenga zhvilloi 13 paraqitje në këtë sezon dhe tërhoqi vëmendjen e klubit letonez që ka 5 vite që është krijuar, por ia ka dalë të jetë ekipi kampion dhe me të gjitha gjasat sezonin e ardhshëm do e shohim në kupat e Europës.

Kampionati në Letoni nis në fillim të muajit mars dhe mbrojtësi kuqezi do të ketë shansin të luajë një sezon të plotë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat