Simeone entuziast para ndeshjes me Juventusin

Futboll

Simeone entuziast para ndeshjes me Juventusin

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:59
Diego Simeone

Në konferencën për mediet, në prag të sfidës së parë ndaj Juventusit, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Champions League, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka mohuar që përballja ndaj bardhezinjve të jetë një finale e parakohshme, teksa ka përgëzuar vendimin e Cristiano Ronaldo për të braktisur Real Madridin.

“Jam entuziast që ndodhem në këtë fazë të Champions League përballë një kundërshtari kaq të fuqishëm. Kjo përballje gjeneron rritje. Atletico është stabile në këtë garë dhe kjo është krenari. Të vazhdojmë të përmirësohemi do të na bëj që të ruajmë këtë qëndrueshmëri”, u shpreh Simeone.

“Kjo nuk është një finale e parakohshme, sepse jemi në të tetat e finales dhe nuk të ofrojnë asnjë trofe për fitore, por vetëm kalimin e turit. Ne po përballemi me një kundërshtar të fuqishëm me shumë forcë dhe një klub të madh nga pas. Veçanërisht me një trajner që qëndron prej disa vitesh në atë klub, njëlloj si ne. Ata kanë futbollistë me shumë hierarki, me shumë cilësi dhe kapacitet. Ne do të kërkojmë atë që duhet për të udhëhequr me armët tona”, deklaroi trajneri i Atletico Madridit.

“Cristiano Ronaldo ka bërë një zgjedhje fantastike duk e ndryshuar. Është një sfidë madhore për një futbollist të transferohet te një klub të konsoliduar si Juventusi, por ne mendojmë për Moratan, Diego Costa, Lemar, Koke, Saul … Të gjithë këta futbollistë kanë një iluzion, një të tashme dhe një dëshirë të madhe për të zhvilluar një ndeshje të madhe”, përfundoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat