Bayern gati të sfidojë Man City-n për shërbimet e talentit anglez

Futboll

Bayern gati të sfidojë Man City-n për shërbimet e talentit anglez

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:00
Aaron Wan-Bissaka

FC Bayern është impresionuar nga sezoni fantastik që po kalon talenti anglez Aaron Wan-Bissaka. 

Aq shumë sa është gati t’i bëjë një ofertë Crystal Palace për mbrojtësin e djathtë. 

Megjithatë, interesi për 21-vjeçarin është tepër i madh dhe do të duhen rreth 45 milionë euro për firmën e tij. 

Konkurrenca për shërbimet e Wan-Bissaka është e madhe teksa edhe Manchester City me Chelsea-n kanë shfaqur interes. 

Mbrojtësi ka qenë një nga zbulimet e këtij sezonit për skuadrën e Roy Hodgson. Ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Bayern është në gjueti të talenteve teksa po kërkon të rinovojë skuadrën, por edhe Manchester City është shumë i interesuar për lojtarin.

Lufta për firmën  tij pritet të shpërthejë gjatë merkatos së verës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat