Tiranës i premtohet shpërblimi - Bota Sot
Tiranës i premtohet shpërblimi

Futboll

Tiranës i premtohet shpërblimi

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:40
Tiranës i premtohet shpërblimi

 

Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e programuar për të çelur javën e 23-të të Superiores, të premten, në orën 18:00, është një mundësi e mirë e bardhelbuve për të shfrytëzuar momentin e keq të korçarëve vetëm një javë para derbit të kryeqytetit me Partizanin.

Sigurisht që pikët janë njësoj, sikur merren me skuadra të vogla ashtu edhe me rivalë të përjetshëm, por bardheblutë kanë vite pa fituar me “demat”, ndaj që tani i kanë zënë ethet e derbit.

Presidenti Refik Halili mësohet se u ka premtuar një premio ta majme futbollistëve bardheblu, që të thyejnë mallkimin me Partizanin. Ai e ka të qartë që në situatën ku ndodhet Tirana në kampionat është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të arrihet zona europiane, por nëse fitohet derbi, për tifozët do të kishte shijen e trofeut. Madje një sukses i mundshëm ndaj të kuqve do t’i afronte fansat bardheblu me skuadrën.

Përpara është transferta e Korçës, që paraqet vështirësi të mëdha, sidomos për shkak të mungesave. Pa Hoxhallarin në dispozicion, Mema po programon zhvendosjen e Dokës në të majtë, ndërsa Kërçiku do të luajë në të djathtë. Dyshime në mesfushë dhe sulm: Mawejje vazhdon të shfaqë probleme, me Dajën të gatshëm për t’i marrë vendin, ndërsa Grent Halili dhe Kobinah luftojnë për një vend në repartin e avancuar. Gjithsesi, janë për t’u zhvilluar edhe dy seanca stërvitore para se Mema të marrë një vendim përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat