Protestë e tifozëve në Liverpool-Bayern, anglezët u bashkohen gjermanëve

Futboll

Protestë e tifozëve në Liverpool-Bayern, anglezët u bashkohen gjermanëve

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Liverpool-Bayern

Tifozët e Bayern Munchen kanë protestuar kundër çmimeve shumë të larta të biletave gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe Bayernit mbrëmë në “Anfield Road”.

Tifozët e Liverpoolit iu bashkuan protestës, pasi mbështetësit e kampionit gjerman shpalosën një baner kundër çmimit të biletave.

Të dy palët e tifozëve shpalosën pankarta kundër çmimeve të larta të biletave në stadium dhe mbajtën një minutë duartrokitje (në minutën e 50-të).

“Bileta për ndeshjen në udhëtim: LFC 48 paund. FCB 55 euro. Lakmia nuk njeh kufi. Njëzet është mjaftueshëm”, shkruhej në pankartat e bavarezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat