Allegri ul në stol portugezin ndaj Atletico-s për shkak të Dybala-s

Futboll

Allegri ul në stol portugezin ndaj Atletico-s për shkak të Dybala-s

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:38
Massimiliano Allegri

Juventus do të përballet me Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” për fazën e 1/8-ve të Champions League dhe trajneri Massimiliano Allegri i ka bërë mirë llogaritë për formacionin që do të hedhë në fushë.

“Tuttomercato” ka zbuluar se italiani nuk do të hedhë në fushë Joao Cancelo, por në vend të tij do jetë Mattia De Sciglio. Një zgjedhje teknike e Allegri sepse në sulm do të jetë Paulo Dybala, i cili do të ketë më shumë hapësirë të ndërveprojë përpara, ndërsa De Sciglio do ketë më shumë detyra mbrojtëse. Në ndryshim me Cancelo, i cili preferon të luajë para dhe lë hapësira në aspektin difensiv.

Për këtë ndeshje Juventus nuk do të ketë Douglas Costa dhe Sami Khedira, në këtë mënyrë Bentancur dhe Mautidi do të rreshtohen krah Pjanic në mesfushë.

Në mbrojtje, Bonucci dhe Chiellini do mbrojnë portën e Szczesny e Alex Sandro do jetë në krah. Ronaldo do jetë me Mandzukic e Dybala në mbështetje të portugezit në majë të sulmit.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Arias, Gimenez, Godin, Filipe; Saul, Thomas, Rodri, Koke; Morata, Griezmann

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat