Pepe, një nga lojtarët më vendimtarë këtë vit

Futboll

Pepe, një nga lojtarët më vendimtarë këtë vit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Pepe, një nga lojtarët më vendimtarë këtë vit

Nicolas Pepe është një nga lojtarët më vendimtarë këtë vit në kampionatet më të rëndësishme të Europës. Me 17 gola dhe 11 asiste në 28 ndeshje me Lille ai ka udhëhequr ekipin si force e dytë në Francë, çka ka tërhequr prej kohësh interesimin e gjigantëve të Europës.

Pas Bayernit, Barcelonës dhe Manchester United për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë ka hyrë në garë edhe Paris Saint Germain, që e sheh 23-vjeçarin gati për një ekip të madh. Përfshirja e parizienëve në garë i bën ata favorite, pasi nuk do të ishte e vështirë të arrihej akordi për 40-45 milionë euro me Lille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat