Kroati e pranoi gabimin

Futboll

Kroati e pranoi gabimin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Jurgen Klopp dhe Niko Kovaç u përplasën së bashku menjeherë pasi përfundoi ndeshja Liverpool-Bayern Munih.
Trajneri i Liverpoolit deklaroi se reagimi nuk ishte shkaku i festës së lojtarëve të Bayernit, por festimi i trajnerit kroat pas ndeshjes.
"Jo, jo, jo … kam dashur menjëherë t’ia zgjas dorën, por ai shkoi në mesin e lojtarëve të tij. Ai dukej se dëshironte t’i takonte të gjithë bavarezët dhe jo vetëm me lojtarët e Bayernit, por me të gjithë njerëzit nga Bavaria", pohoi gjermani.
Dukej se debati ishte më serioz pasi që në fund Kovaç i kërkoi falje për sjelljet trajnerit të The Reds.
"Kur më në fund e përfundoi, thashë, unë nuk mund të pres. Ai kërkoi falje dhe unë i thashë se nuk ka problem. Pastaj ai donte që të kërkonte sërish falje. Kjo ishte e gjitha", u shpreh Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat