Berisha kënaq tifozët e Atalantës

Futboll

Berisha kënaq tifozët e Atalantës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:03
Berisha kënaq tifozët e Atalantës

Etrit Berisha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Atalanta dhe shpreson që këtë sezon të kap një vend në Europë. Ëndrra është Championsi, por ajo humbje me Milanin i ka komplikuar gjërat. Ditën e djeshme, gardiani i kombëtares sonë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantës dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për “Atalantacalcio” ai është shprehur: “Është argëtuese të jesh këtu pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin.

Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat