Këta burra çonin në këmbë Gjilanin dhe Kosovën! As Serbia nuk ka mundur mi ndalë!

Futboll

Këta burra çonin në këmbë Gjilanin dhe Kosovën! As Serbia nuk ka mundur mi ndalë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani janë nderi i Gjilanit

Dy emra që nuk harrohen, dy njerëz që dhanë shumë për mbajtjen gjallë të futbollit të Kosovës në kohën e okupimit, dy personalitete që i dhanë shije sportit më popullorë në botë në kohën e pas luftës, pa dyshim se janë Shukri Sylejmani, i njohur si “Shuka” dhe i ndjeri Selami Osmani, i njohur si Bezi.

“Shuka” ka qenë me vite e vite kryetar i FC Gjilanit dhe “Bezi” i FC Dritës nga Gjilani. “Dy njerëz që në kohën kur vetëm shpresën kishim se do të bëhet mirë, nuk kursyen asgjë për të mbajtur sportin gjallë, por jo vetëm sportin. Këta dy dhe bizneset e tyre ishin garanci e aktiviteteve në okupim dhe gjatë viteve të para dhe pas luftēs.

Image

Bezi e Shuka

Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani janë nderi i Gjilanit!!”, shkruan Admir Daku. Këta burra as Serbia nuk ka mundur t’i ndalë që të investojnë në zhvillimin e sportit të Kosovës, në vitet e 90-ta. “Shuka” ka respekt kudo dhe i nderuar nga tifozët “Skifterat”, po ashtu i ndjeri “Bezi” një emër që nuk harrohet kurrë dhe i çmuar kudo për veprat e mëdha të tija, është thellë i respektuar në zemrën e tifozëve “Intelektualët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat