Të dielën rrezikon shkarkimin, Sarri do vuajë dy mungesa të mëdha ndaj City-t

Futboll

Të dielën rrezikon shkarkimin, Sarri do vuajë dy mungesa të mëdha ndaj City-t

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Mauricio Sarri

Chelsea është nën presionin e rezultateve negative, dhe më shumë po e vuan trajneri Mauricio Sarri, të cilit po i lakohet gjithmonë e më shumë emri për t’u shkarkuar këtë fundjavë, në finalen e Carabao Cup kundër Manchester City.

Pikërisht në një ndeshje të tillë: finale, një kundërshtar si Man. City dhe nën presion  shkarkimi, Sarri duhet të bëjë llogaritë pa portierin Kepa dhe sulmuesin Pedro.

Në prag të ndeshjes së kthimit me Malmo për Europa League, trajneri italian pranoi se Kepa vuan nga një tërheqje muskulore në kofshë, ndërsa Pedro ka dhimbje të forta stomaku, shtoi këtu  mungesën e Zappacosta, i cili është me temperaturë. 

Sarri tha se shpreson që kjo gjendje të kalojë dhe tani po mendon për ndeshjen e nesërme, më pas do mendojë për të gjithë lojtarët që nuk ka në dispozicion dhe finalen kundër Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat