PSG bën njoftimin e rëndësishëm

Futboll

PSG bën njoftimin e rëndësishëm

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:01
PSG bën njoftimin e rëndësishëm

Dëmtimi i brazilianit Nejmar ka bërë që PSG të humbasë një lojtar të rëndësishëm për Championsin. Megjithatë, rikuperimi i sulmuesit do të vazhdojë, por në Brazil. Klubi ka konfirmuar se Nejmar do të rikthehet në vendlindje dhe do të mbetet në mbikëqyrjen e stafit të PSG. Koha e riaftësimit pritet të zgjasë edhe për të paktën 7 javë të tjera.

“Nejmar do të vazhdojë riaftësimin në Brazil, nën mbikëqyrjen e stafit të SPG. Klubi ka vendosur ta dërgojë Nëjmarin në Brazil për 10 ditë. Sulmuesi do të largohet këtë të enjte i shoqëruar nga ekipi mjekësor i SPG, për të vazhduar trajtimin specifik që e ka nisur në Paris dhe Barcelonë, që nga fundi i janarit”, shkruan klubi francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat