Capello sulmon Bonuccin

Futboll

Capello sulmon Bonuccin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:03
Capello sulmon Bonuccin

Fabio Capello reagoi ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, që bëri një veprim të turpshëm simulues në momentin e shënimit të golit të parë të Atleticos. Ai shtri në tokë me shpresën që gjyqtari do të akordonte goditje të lirë në favor të tij, kur në realitet nuk ekzistonte ndërhyrje e gabuar.

“Në Itali jemi mësuar mirë, sapo të të përkëdhelin, shtrihu në tokë se është faull. Bonucci sapo u prek, u hodh menjëherë dhe në fund këto janë rezultatet. Është e qartë që nuk kishte ndërhyrje të gabuar,”- deklaroi Capello, të cilit nuk i pëlqeu aspak sjellja e mbrojtësit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat