Morata flet për gjestin e Ronaldos

Futboll

Morata flet për gjestin e Ronaldos

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:37
Morata flet për gjestin e Ronaldos

Alvaro Morata foli për mediat pas fitores 2:0 të Atlético Madridit kundër Juventusit. Një ndeshje, në të cilën VAR-i i anulloi atij një gol për shtyrje (faull) të Chiellinit. Ish-sulmuesi i bardhezinjve nënvizoi mes të tjerave: "Për mua ishte gol i rregullt. Megjithatë, nuk bëj polemika. Falë Zotit, fituam dhe nuk duhet të ankohemi për këtë gol. 

Mendoj se bëmë lojën tonë dhe morëm një rezultat të madh. Kishim shanse, e kemi lexuar lojën mirë, kundërsulmuam dhe shënuam dy gola. Siguruam një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit. Megjithatë, kualifikimi nuk është mbyllur ende. Juve ka parë edhe më keq. 

Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë na pret në Torino. Juventusi është ende favorit, por ne do të vazhdojmë të punojmë në heshtje dhe me respekt për kundërshtarin. Natyrisht, ne kemi shanset tona. Juventusi është një nga skuadrat më të mira në botë dhe do të ishte budallallëk nëse e konsiderojmë Juventusin të vdekur.

Gjesti i Cristiano Ronaldos? Këto janë detaje, që ndodhin në çdo fushë. Ndoshta ato bien më shumë në sy kur i bën Cristiano. Nuk do t'i jepja rëndësi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat