Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos

Futboll

Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos

Jose Mourinho ka ndërhyrë me parashikimin e tij për ballafaqimin e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Juventusit.

I intervistuar nga Teleradiostereo, trajneri portugez tha se bardhezinjtë mund ta synojnë Championsin, por në të njëjtën kohë, nuk do të ishte befasi në rast se biankonerët eliminohen nga “Colchoneros”.

“Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ka cilësi, përvojë dhe një lojtar vendimtar, si Cristiano Ronaldo. Klubi ka një dëshirë të madhe për të fituar, sepse ka formuar një ekip me shumë ambicie”, theksoi Mourinho.

“Sidoqoftë, edhe Atletico Madridi ka bërë një investim të madh, ka ambicie për të shkuar deri në finale, e cila do të luhet në stadiumin e tyre. Simeone ka sulmues të mirë, që mund të bëjnë ndryshimin. Për këtë arsye, unë besoj se Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por edhe mund të mos kalojë fare në çerekfinale”, përfundoi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat