Wanda Nara i hedh "benzinë zjarrit": Largohuni nga ata, që nuk ju çmojnë!

Futboll

Wanda Nara i hedh "benzinë zjarrit": Largohuni nga ata, që nuk ju çmojnë!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:40
Icardi, Wanda Nara

“Telenovela” Icardi vazhdon. Wanda Nara, të mërkurën vonë, përmes rrjeteve sociale filloi të shpërndajë mesazhe për Interin lidhur me rinovimin e bomberit. Nëpërmjet Twitter-it, gruaja dhe agjentja e “Maurito” publikoi një foto të mbishkruar me fjalë, që përcjellin sinjal të qartë te zikaltrit për të ardhmen e argjentinasit.

"Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë". Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i Wanda Nara, e cila iu përgjigj me “emoji”, një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në “San Siro” ish-kapiteni i Interit. 

Wanda dhe Icardi duken të gatshëm për të lënë takim me Marotta dhe Zhang për rinovimin, por përflitet se kusht është rikthimi i shiritit të kapitenit, ndërkohë që sulmuesi duhet të qëndrojnë jashtë ekipit edhe në ndeshjen e radhës, Fiorentina-Inter. Çështja duket e ndërlikuar, gjithsesi…

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat