Pirlo shpërthen në kritika

Futboll

Pirlo shpërthen në kritika

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Pirlo

Para ndeshjes, për “Sky” do të jepte një shfaqje, ku tregonte se si ekzekutohen goditjet e lira në studio. Mbas ballafaqimit Atletico Madrid-Juventus 2:0, Andrea Pirlo ka qenë shumë kritik me bardhezinjtë. "Është normale që të kesh presion, kur luan për objektiva të tillë të lartë, - tha ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit. 

- Nëse jeni një lojtar i Juventusit i ke marrë parasysh të tilla presione. Për këtë arsye, kur luani kësi ndeshjesh, duhet të jepni gjithçka që keni. Për fat të keq, sonte pashë të kundërtën. Unë pashë një ekip pa personalitet, me pak dëshirë për të luajtur, për të shpikur diçka. Dukej si një ekip që priste dhe, siç tha Allegri, mezi priste të kalonin minutat. Në këtë mënyrë të luajturi, herët a vonë goli do të dilte në dritë".

Kritikave iu është bashkuar edhe Del Piero, i cili foli për “Sky” nga stadiumi “Wanda Metropolitano”: "Juve duhet të bëjë më shumë se ajo që kemi parë. Allegri duhej të ishte përgatitur për këtë ditë. Kërkohej të qarkullohej topi më shumë, të orientohej loja nga krahët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat