Biqkaj: Tri pikë do të mbesin në Hogosht

Futboll

Biqkaj: Tri pikë do të mbesin në Hogosht

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Biqkaj

Kapiteni i KF Kikës, Durim Biqkaj, ka dhënë një intervistë tejet motivuese para ndeshjes së dielës ku skuadra e tij e zhvillon ndaj Bashkimit. 
“Jemi të gatshëm dhe të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje. Për mua është ndeshje e rëndësishme pasi që është derbi lokal e dihet që në derbi duhet të luftosh për çdo top, për çdo centimetër të fushës për të dalë në fund kokën lartë si fitues. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror, pasi kemi pasur një fazë përgaditore shumë të mirë duke iu falënderuar trajnerëve Hetem Sogojeva dhe Bujar Vraniqit, për punën profesionale që po e bëjnë. Shpresojmë shumë që këtë ndeshje do ta fitojmë dhe ta hapim sezonin pranveror me fitore.

Për fund e falënderoj shumë ushtrinë tonë të quajtur “Ultras Luanët”, që po na përkrahin çdo ditë në stërvitje para derbit dhe përkrahja e “Luanëve” do e këtë fjalën kryesore edhe të dielën dhe i premtoj atyre që do të vdesim në fushë për t’ia dhuruar fitoren, pasi ju jeni motivi kryesor i ynë dhe i klubit.

Të dielën nuk ka arsye për të munguar askush, pasi fitorja apo tri pikë do të mbesin në Hogosht, aty ky është tradita e futbollit", tha Biqkaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat