Lojtari shqiptar diagnostikohet me tumor

Futboll

Lojtari shqiptar diagnostikohet me tumor

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Lojtari shqiptar diagnostikohet me tumor

Skënderbeu do të luajë të premten ndaj Tiranës, prej orës 18:00. Ekipi korçar do të tentojë që të rikthehet te fitorja pas humbjes në Vlorë kundër Flamurtarit, por duket se rezultati do të dalë në plan të dytë. 

Me anë të një njoftimi në "Facebook", skuadra kampione e Shqipërisë bën me dije se ka ndërmarrë një nismë për kurimin e lojtarit të ekipit U-17, Dorian Tahirallari, që është diagnostikuar me tumor në rruazat kurrizore. Klubi korçar do të mundohet t'i qëndrojë pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë atij dhe familjes së tij. 

Drejtuesit kanë vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për kurimin e të riut, prandaj dhe kërkohet që në sfidën kundër bardhebluve të ketë një numër të konsiderueshëm njerëzish. 

'Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin.

Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit U17. Doriani është diagnostifikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.

KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit.

Nesër, një arsye më shumë për të qënë i pranishëm në mbështetje të ujqërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat