Shaw: Solskjaer është trajner brilant

Futboll

Shaw: Solskjaer është trajner brilant

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Luke Shaw

Luke Shaw konsideron se trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka provuar vetën si trajner brilant.

Norvegjezit iu besua stoli i ‘djajve të kuq’ pas formës së dobët të skuadrës, kur në krye të skuadrës ishte Jose Mourinho.

Shkarkimi i portugezit e gjeti Solskjaer në krye të stolit të United, dhe që atëherë skuadra ka ndërruar fytyrë.

“Është e mahnitshme të shohësh se çfarë pune ka bërë Ole që kur erdhi këtu. Mënyra se si ai ka shndërruar skuadrën është fantastike” ka thënë lojtari për ‘MUTV’.

“Ai e di se sa të mirë mund të jemi, dhe nëse nuk jemi në standardet e tij apo të Man Utd ai të lë ta kuptosh” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi i majtë.

Gjithë këto lëvdata për trajnerin e tij, Luke Shaw i ka dhënë në prag të ndeshjes që skuadra e tij e luan kundër Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat