Grezda ndez motorët

Futboll

Grezda ndez motorët

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:32
Grezda ndez motorët

Futbollisti Eros Grezda është kthyer në stërvitje për Rangers në Skoci dhe duket se makthi i lëndimit pësuar para dy muajsh është lënë pas. Anësori ofensivë i kombëtares shqiptare ka nisur stërvitjet. Një fillim i ri për Grezdën, që në pjesën e parë të sezonit shënoi dy gola në 10 ndeshje kampionati, por pati shumë luhatje dhe ambientimi nuk ishte aspak i lehtë në futbollin skocez, aq më shumë që presioni te Rangers është i jashtëzakonshëm. Muajin e ardhshëm pritet që Grezda të arrijë formën e vet optimale dhe ky është një lajm i shkëlqyer edhe për kombëtaren shqiptare, sepse në fund të marsit nisim kualifikueset e Euro 2020, me Turqinë në 22 mars dhe Andorrën 3 ditë më vonë. Edhe pse në këtë moment kemi alternativa pa fund në sulm, me emra si Manaj, Durmishaj, Tahiraj, Vrioni, Uzuni e Cikalleshi që janë në formë shumë të mirë, Grezda mbetet një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Shqipëria, për cilësitë dhe eksperiencën që zotëron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat