Inter kalon me lehtësi në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Futboll

Inter kalon me lehtësi në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Inter

Inter ka kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Evropës.

Inter e ka eliminuar Rapid Viennan nga Liga e Evropës me rezultat të përgjithshëm, 5:0.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 për nerazurët, gjersa në ndeshjen e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë nga ta.

Golin e parë për Interin e shënoi Matias Vecino në minutën e 11’-të, ndërsa Andrea Ranocchia e dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.

Golin e tretë për Interin e realizoi Ivan Perisic (80’), por që listës së realizatorëve iu shtua edhe Matteo Politano (87’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat