De Jong: “Mezi pres të luaj me Messin, është më i miri i të gjitha kohëve”

Futboll

De Jong: “Mezi pres të luaj me Messin, është më i miri i të gjitha kohëve”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:58
Frenkie de Jong

De Jong është i lumtur që do të luajë me Lionel Messin.

Blerja e re e Barcelonës, Frenkie de Jong, mezi pret të nisë jetën e re në Camp Nou.

Në një intervistë dhënë së fundmi, ai e ka përshkruar gjigantin katalunas si klubin e ëndrrave të tij.

Holandezi i ri do të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të La Ligës, ku ai mezi pret ta nisë aventurën e re sfiduese.

Më së shumti është i ngazëllyer për mundësinë që të luajë në një ekip me 5 herë më të mirin e botës, Lionel Messin.

“Mezi po pres”, u shpreh De Jong kur u pyet për Messin. “Mendoj se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”.

“Është e vështirë për ta përshkruar atë. Është lojtari më i kompletuar në botë dhe mund të bëjë çfarë të dojë në fushë”.

“Me apo pa top, ai krijon shumë shanse. Ka një të majtë të jashtëzakonshme dhe është shumë inteligjent, thjesht i një tjetër niveli”, shtoi De Jong.

De Jong nuk do të vijë në Camp Nou thjesht si numër, ai dëshiron të ketë rol kyç te klubi katalunas. “Ëndrra ime është të bëhem futbollist i rëndësishëm për klubin. Dua të fitoj shumë tituj me të”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat