Benitez merr drejtimin e skuadrës së madhe angleze

Futboll

Benitez merr drejtimin e skuadrës së madhe angleze

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:27
Rafael Benitez

Rafael Benitez mund të largohet nga Newcastle United, për të marrë drejtimin e një skuadre që ka kaluar formë të mirë në vitet e fundit në Premierligë.

Leicester City po konsideron emërimin e Rafa Benitez nëse nga stoli largojnë trajnerin aktual, Claude Puel.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Mirror’, që sheh spanjollin si një alternativë për të zëvendësuar Paul.

Kontrata aktuale e Benitez me Newcastle United përfundon në fund të sezonit, dhe 58 vjeçari do të ishte i lirë të largohej për të filluar një punë të re.

Benitez gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra të njohura si Liverpool, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat