Sel Borota i Kosovës, ka pas një zakon të keq, kur e ka kap topin...

Futboll

Sel Borota i Kosovës, ka pas një zakon të keq, kur e ka kap topin...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:46
Sel Borota i Kosovës, ka pas një zakon të keq, kur e ka kap topin...

Gjeneratat e vjetra e mbajnë mend si portier jashtëzakonisht i mirë në sportin më të popullarizuar në botë, në futboll.  Është Selajdin Hajdini, ish portier i Borcit të dikurshëm të Ferizajt dhe që vërtet kishte një shpirt luftarak por edhe fanatik.

“Sela ka pas një zakon të keq, kur e ka kap topin në ajër ai, pa e marr duartrokitjen e publikut nuk ka zbrit në tokë, ne nga bota e sportit e kemi quajtur Sel Borota. Në fakt Selën në Ferizaj e njohin edhe si njeri të artit/piktor, por po ashtu edhe si mjeshtër për punimin dhe rregullimin e syzave...”, shkruan Agron Selmani, trajner i futbollit!

Image

Agron Selmani dhe Selajdin Hajdini

Sela shquhet me karikatura, madje Verim Zherkës, trajnerit të hendbollit, ia ka vizatuar aq bukur hundën sa vet Verimi ka mbetur pa koment! Sela njihet me shpirt human, i qetë dhe këshillues për brezin e ri, duke i sugjeruar që të merren vetëm me sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat