Shqiptarët e Arsenalit ndeshen me skuadrën franceze

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit ndeshen me skuadrën franceze

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Pamje nga ndeshja Arsenal-Bate

Skuadra angleze, Arsenali, paksa është me fat në shortin e Europa League në futboll! ‘Topçinjtë’ do të ballafaqohen me Rennes, në kuadër të të tetës së finales. Shkodran Mustafi e Granit Xhaka paraqiten me Arsenalin dhe llogariten edhe favoritë në përballje me Rennes-in. Ndeshjet e para do të luhen me 7 mars, kurse ato të kthimit me 14 mars.

Javier Zanetti, ish kapiteni legjendar i Interit, aktualisht në rolin e zëvendëspresidentit të klubit zikaltër, ishte i pranishëm për të ndjekur shortin e Europa League , tha se nuk është rival i lehtë Eintracht Frankfurti. “Mund të jetë pozitiv fakti që sfidën e kthimit do të luajmë në shtëpi vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Do të përballemi me një skuadër gjermane shumë të fortë për t’u mundur. Duhet të përgatitemi mirë për ta kaluar këtë raund. Ne favoritë për të fituar trofeun? Mendoj që Interi duhet të tentojë gjithmonë të shkojë deri në fund, por ka edhe skuadra të tjera që konsiderohen favorite.

Premisat janë për të bërë mirë, por duhet të vazhdojmë të rritemi pasi vetëm kështu mund ta kalojmë këtë raund”, tha Zanetti. Ai u ndal të fliste për Mauro Icardin duke këshilluar në një farë mënyre sulmuesin argjentinas. “Mendoj që Icardi vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin. Shpresoj të kthehet shpejtë në fushë dhe të ndihmojë skuadrën.

Kur ka probleme në dhomat e zhveshjes ato duhen zgjidhur brenda grupit dhe nuk duhet të flitet jashtë për to, nëse mundësitë ekzistojnë ky është shansi ideal pasi kështu grupi mund të forcohet akoma edhe më shumë. Më vjen keq për situatën që është krijuar. Janë vetë futbollistët që janë pjesë e grupit dhe këto gjëra duhet të sqarohen sa më shpejtë për të mirën e skuadrës”.

Ndeshjet e të tetës së finales

Chelsea-Dynamo Kiev

Eintracht - Inter

Dinamo Zagreb- Benfica

Napoli - Salzburg

Valencia- Krasnodar

Sevilla - Slavia (P)

Arsenal - Rennes

Zenit - Villarreal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat