Solskjaer me dy përforcime ekstra

Futboll

Solskjaer me dy përforcime ekstra

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:49
Solskjaer me dy përforcime ekstra

Të dielën në orën 15:05 Manchester United ndeshet me Liverpoolin, e vlefshme për javën e 27-të të Premier League.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Manchester Utd Ole Gunnar Solskjaer, analizoi të gjithë situatën në skuadër dhe kundërshtarin, por mbi të gjitha tha një lajm të gëzueshëm për të dhe tifozët e United. Futbollistët Jesse Lingard dhe Anthony Martial po punojnë fort për të qenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje.

Të dy sulmuesit janë të lënduar dhe ishte parashikuar që rikthimi i tyre të ishte në fund të muajit. “Ata duken mirë. shpresoj që Lingard do të jetë në rregull, unë shpresoj më shumë se mendoj se Martial do të jetë në rregull”, tha Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat