Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Europa League

Futboll

Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Europa League

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:43
Arsenali

Është publikuar formacioni më i mirë i javës në Europa League

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë shpërblyer pas super paraqitjeve  të enjten mbrëma në stadiumin “Emirate”.

Arsenali preu bletën për fazën tjetër të Europa League pas fitores mbresëlënëse 3-0 në shtëpi ndaj Bate Borisov.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Xhaka e Mustafi.

Graniti dhuroi dy asiste, njërin për Shkodranin që shënoi gol të bukur me kokë.

Image

Ata tani janë zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në Europa League.

Kujtojmë se Arsenali, në fazën tjetër të kësaj gare do të përballet me ekipin francez, Rennes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat