Llapi në Champions? Kështu përgjigjet Maliqi

Futboll

Llapi në Champions? Kështu përgjigjet Maliqi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:20
Behar Maliqi

Synimi i Llapit është Evropa. Kështu ka thënë në emisionin “Favorit”, Behar Maliqi, ku po diskutohet për derbin e së dielës, mes Feronikelit dhe Llapit.

Maliqi deklaroi se klubi nuk po mendon për titull, por meqenëse Llapi ka rënë nga Kupa, atëherë mundësia e vetme, duke mos menduar për mrekullinë nga vendi i dytë, është që të dalin në Evropë duke triumfuar në Ipko Superligë.

“Tashmë e dimë se tri skuadrat e para janë në luftë për titull. Mendoj se Feronikeli ka më shumë përparësi se ne dhe Prishtina, janë më të qetë sepse janë në Kupë. Dihet se Prishtina po ashtu është e fortë dhe në tri vitet e fundit ka dal në Evropë. Edhe Llapi përmes lojërave të mira, e kërkon Evropën gjithashtu”, deklaroi ai.

“Nuk kemi presion, do të mundohemi përmes paraqitjeve të mira të prekim Evropën”.

“Kur je i qet, është edhe më lehtë. Do të tentojmë t’i marrim tri pikë ndaj çdo kundërshtari që luajmë dhe të arrijmë qëllimin që kemi”.

Klasikja mes Feronikelit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 19 në Ipko Superligë, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat