Insigne e bën të qartë: Napoli dëshiron Ligën e Evropës

Futboll

Insigne e bën të qartë: Napoli dëshiron Ligën e Evropës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:11
Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne ka bërë të qarta synimet e Napolit për këtë edicion.

Insigne ka bërë të ditur se Napoli janë në Ligën e Evropës për të fituar dhe do të shkojnë me të gjitha forcat në atë garë.

“Ne kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe besojmë në potencialin tonë. Ne punojmë fortë dhe e dimë sakrificën që kemi bërë gjatë këtyre viteve” ka thënë lojtari.

“Tani ne kemi shansin që të sfidojmë për një trofe të madh dhe do të japim maksimumin që të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Napoli ka kaluar me sukses kundërshtarët e Zurich, duke i mposhtur 5:1 në rezultatin final të dy takimeve, për të kaluar në fazën e 1/16-ës së finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat