Trajneri Thomas Tuchel shpreson se mbrojtësi Dani Alves do të pajtohet që t’i vazhdohet kontrata në skuadrën Paris Saint-Germain.
Braziliani 35 vjeçar e ka pranuar para gazetarëve se është duke zhvilluar negociata me skuadrën franceze, shkruan Goal.
Që nga viti 2017 kur Alves iu bashkua PSG-së, ai është bërë një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër. Mirëpo kontrata e tij dyvjeçare me këtë skuadër pritet të skadojë në fund të këtij sezoni.